23:07 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

I shtrirë në mes të rrugës, ky fëmijë kërkon lëmoshë nga të tjerët

Në orët e vona të së enjtës, ky fëmijë është parë në qytetin e Mitrovicës duke kërkuar lëmoshë.

I shtrirë në rrugë e i mbuluar me një batanije për tu ngrohur sadopak, ai pret ndihmën e të tjerëve për të siguruar sado pak të holla për familjen e tij e cila jeton në kushte të rënda, shkruan Indeksonline.

Padyshim një imazh i tillë është kaq i dhimbshëm.

Vlen të kujtojmë faktin se janë mijëra familje kosovare që jetojnë në varfëri të skajshme. /Indeksonline/