09:34 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

I shumëkërkuari nga Manchester United, del pozitiv me koronavirus

Portieri në topformë anglez, Aaron Ramsdale ka dalur pozitiv në testet e bëra për koronavirus.

Ka qenë skuadra e Bournemouth që ka njoftuar dy ditë më parë se një futbollist i saj ka dalur pozitiv në testet e bëra.

Ndërsa vetë anglezi ka konfirmuar se dyshon që është infektuar me koronavirus në një dyqan.

Testet e bëra më kanë dalur negative, por dy ditë më pas më doli pozitiv testi.

Dyshoj që mund të jem infektuar në një dyqan. Jam mirë me shëndet dhe do të respektoj të gjitha masat e caktuara” ka thënë portieri anglez.

Ramsdale është në radarin e Manchester United, skuadër e cila e sheh atë si portier të ardhshëm të saj./Indeksonline/