I solli Argjentinës Kupën e Botës, Montiel pritet të kthehet te ish-skuadra e tij

Mbrojtësi i Sevillas, Gonzalo Montiel pritet të largohet në këtë afat kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për një rikthim të tij në Argjentinë, te ish-skuadra e tij River Plate.
Montiel, pritet tashmë të largohet nga futbolli evropian pas dështimit të tij në Premier League te Nottingham Foresti dhe po ashtu ka humbur vendin e tij në formacionin startues.
⚪️🔴🇦🇷 Gonzalo Montiel, set to join River Plate from Sevilla for €4.5m initial fee.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2025
Agreement done and contract to be until 2028, as @jmrodriguezper reported.
River Plate have prepared all documents for this week, after Martinez Quarta’s arrival. pic.twitter.com/K8ASNyglol
River Plate, do të paguajë rreth 4.5 milionë euro për ta rikthyer ish-lojtarin e tyre, ku flitet se do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.
Argjentinasi, ka hyrë në histori pasi që ishte po ai që shënoi penalltinë që i dha Argjentinës Kupën e Botës në vitin 2022./IndeksOnline/