I solli fitoren Francës, Giroud flet pas ndeshjes ndaj Anglisë

Franca ka arritur të kaloj në gjysëmfinale të Kupës së Botës.
Tre kolorët mposhtën Anglinë me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Franca kaloi në epërsi me golin e Tchouameni i cili i dha epërsinë Francës që në pjesën e parë.
Angli u rikthye në lojë me Harry Kane i cili barazoi rezultatin nga penalltia.
Olivier Giroud e ktheu epërsinë e Francës në minutën e 78-të, gol ky i cili i dha fitroren Francës edhe pse Anglia kishte mundësinë për të barazuar rezultain por Kanedështoi nga penalltia e dytë e akorduar.
Sulmuesi i Milanit foli pas kualifikimit të Francës në gjysëmfinale.
“Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne i dinim cilësitë e lojtarëve anglezë dhe gjithmonë u përpoqëm t’u përgjigjeshim atyre. Unë jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër dhe shpresoj se ata mund të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.”,- është shprehur Giroud, në fjalën e tij./IndeksOnline/