17:58 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

I tërë Izreali ndalet në 2 minuta heshtje, ndalen edhe veturat në autostradë, njerëzit në qytet!

I tërë populli izraelit është ndalur sot në 2 minuta heshtje për të përkujtuar përvjetorin e gjashtë milionë viktimave hebrenj në ngjarjen e Holokaustit.

Sirena që kishte paralajmërim nderimin e viktimave bëri që të gjithë njerëzit të ndalen në heshtje.

Veturat në autostradë, njerëzit në tregje, kalimtarët në rrugë, nxënësit në shkolla dhe të gjithë të tjerët të ndalen për 2 minuta në përkujtim të viktimave./Indeksonline/