I tha se nuk ishte tip i femrave të saj, Xhuli pyet Melisën: A je lezbike ti?

Përplasjet sonte nuk kanë pasur të ndalur, ndërsa një e tillë veç se në mënyrë më “diplomatike” ka ndodhur edhe në mes të Melisës dhe Xhulit.
Derisa kjo e fundit po vallëzonte, Melisa i ka kërkuar autograf, dhe jo vetëm.
Ajo i ka thënë Xhulit se nuk është tip i femrave të saj.
“Ti je Big Xhuli, a do të ma japësh një autograf? Nuk më tërheq fare zero, femrat si ty nuk më tërheqin”, i ka thënë Melisa pos tjerash.
Ndërkaq, Xhuli ia ka kthyer duke i thënë – “Pse a je lezbike ti?”.
E për ta kuptuar se cila është përgjigja e Melisës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.