I thanë ‘po’ njëri-tjetrit; gruaja e Coutinhos ndan foton ikonike me futbollistin

Më 14 dhjetor 2012, Ainê dhe Philippe Coutinho kaluan nëpër altar. Gjatë kësaj kohe, çifti ka krijuar një familje të bukur me tre fëmijë të përbashkët: María, Esmeralda dhe më i vogli, José.
Këtë të martë, që përkonte me ditën e dasmës, e reja ka dashur të kujtojë një datë kaq të veçantë me një tekst të bukur dhe disa fotografi me futbollistin e Barcelonës:

“Sot ne festojmë 9 vite martesë, 9 vite shumë dashuri dhe mësime. Më pëlqen të rritem me ty, më pëlqen ajo që kemi ndërtuar së bashku, e dua historinë tonë. Të dua çdo ditë më shumë Philippinho. Gëzuar përvjetorin e martesës sonë!”
Në foto shihet çifti me një peizazh idilik në sfond. Edhe pse, pa dyshim, fotografia ikonike që ka folur më shumë ka qenë e dyta; bardhë e zi, ajo nga dita kur i thanë njëri-tjetrit “po, dua”. Ndërsa Ainê është e njëjta, ndryshimi fizik i futbollistit është më se i dukshëm.