22:59 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

I thanë që doli pozitiv me Covid pa bërë testin fare, sot i kërkojnë falje

Dje qytetarit nga Prishtina Dardan Raba, iu kumtua se kishte dalë pozitiv me Covid, kur në fakt ai nuk kishte bërë fare testin për të, raporton IndeksOnline.

Ndërsa një ditë më vonë laboratori MLS, i cili kishte telefonuar Rabën, i kishte kërkuar falje, duke arsyetuar gabimin.

Sipas arsyetimit thuhet se kanë funksionalizuar leximin e mostrave me barkod dhe gjatë testimeve me barkod dhe ndërhyrjeve manuale për të krahasuar mundësinë e gabimit është bërë gabim njerëozor.

Juve thuhet se nuk iu ka ardhur asnjë email as nuk jeni ftu me telefon për shkak që nuk është shtypur  rezultati, gjithsesi në sistem fatkeqësisht nuk është ndërruar dhe me nxjerrjen e raportove automatike keni figuruar edhe ju.

“Ne do të njoftojmë IKSHPK-në nesër për këtë gabim, ndërsa nga ju kërkojmë mirëkuptim dhe ndjesë për shqetësimin. Shëndet dhe gjitha të mirat”, ishte arsyetimi i laboratorit.

Nga ana tjetër Raba ka thënë se megjithëqë ka pranuar kërkim faljen nuk e toleron sjelljen e nëpunësit qoftë të IKSHPK-së apo MLS-së, i cili me arrogancë insistonte që ai kishte bërë testin e i cili ka rezultuar pozitiv.