10:57 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

I thanë që është plakur, reagon Eliza Hoxha: A me u ba kukull 18 vjeçare a?

Eliza Hoxha është një nga këngëtaret më unike dhe më me stil të estradës. Ajo është një nga këngëtaret e pakta që sjellin rrallë projekte muzikore, por që menjëherë ato shndërrohen në hite, shkruan Indeksonline.

Eliza është profesoreshë dhe një arkitekte e zonja, ndërsa pavarësisht viteve ajo shfaqet gjithnjë e thjeshtë, e kuruar dhe mjaftë me stil. Ndërsa nuk është primare dukja e saj e jashtme, apo thënë shkurt operacionet plastike për ta fshehur moshën. Kështu të paktën nënkupton edhe statusi i saj, reagim ky ndaj një shkrimi që është bërë për të, e që mban titullin “Kaq shumë është plakur Eliza Hoxha”.

Ky është postimi i plotë i këngëtares: