13:00 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

I thanë të mbante radhën, një grua e inatosur hedh në tokë të gjithë raftin me verë

Një grua u nervozua pasi shitësit i kërkuan të kishte kujdes dhe të ruante distancën sociale me të tjerët dhe të hynin një nga një në dyqan. Gruaja nisi të bërtiste dhe të hidhte në tokë të gjitha shishet me verë që ndodheshin në një nga raftet e marketit.  

Gruaja u largua, duke lënë në tokë një pellg me verë që i gjasonte një pellgu me gjak.