75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

“I thashë se nuk jetojnë më”, trajneri i Portos, Conceiçao: Arteta më ofendoi në familje

Skuadra e Arsenalit arriti të siguronte çerekfinalen e UEFA Champions League pas 14 viteve, duke eliminuar Porton pas penalltive.

Trajneri i klubit portugez, Sergio Conceiçao nuk u shpreh aspak i lumtur me pritjen që iu bë atyre në “Emirates”, madje ai tregoi edhe momentin kur u ofendua nga homologu i tij, Mikel Arteta, shkruan Indeksonline

“Arteta më ofendoi në familje. Pas ndeshjes i thashë që këdo që ofendove, ai ose ajo nuk bën më pjesë në jetën tonë. Le të merret me ekipin e tij më mirë”, u shpreh trajneri i Portos pas ndeshjes

Kujtojmë që klubi nga Portugalia kishte fituar ndeshjen e parë, kurse në “Emirates” mbrëmë u mposht minimalisht 1:0 dhe ndeshja shkoi në vazhdime dhe penallti./Indeksonline/