75 Mall Live Search
15:31 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / k.v

I theruri me thikë në Fushë Kosovë është një nxënës 13-vjeç

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ka ndodhur mesditën e sotme në shkollën “Mihail Grameno”, të Fushë-Kosovës.

Viktima është një nxënës 13-vjeç, ndërsa i dyshuari është po ashtu nxënës.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin e një fëmije i moshës 13 vjeçe, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë për IndeksOnlinë, zëdhënësi i Policisë rajonale, Agron Borovci.

Ai ka thënë se viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe atij i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e këtij rasti./IndeksOnline/