16:00 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

I theu nofullën punëtores vetëm pse iu vonua pula e pjekur!

Një bandit ka sulmuar fizikisht një punëtorë të ushqimit të shpejtë pasi u ankua se ai ishte duke pritur shumë minuta për një pulë të pjekur.

Manaf Alahassan u zemërua shumë që iu desh të priste për pulën kështu i theu nofullën vajzës që po punonte aty.

27 vjeçari u bë bashkë me një 20 vjeçar dhe sulmuar fizikisht punëtoren 21 vjeçare madje duke e kërcënuar edhe me një thikë, transmeton Indeksonline.

Të dy të dyshuarit u arrestuan pas publikimit të një video të sulmit, xhirim ky i cili iu dorëzua policisë.

Pas zhvillimit të seancave gjyqësore Alhassan u dënua me8 muaj burgim./Indeksonline/