I thyer nga vdekja e të birit, babai ia jep lamtumirën, heroit Sami Thaçi

Ka nisur ceremonia e varrimit të policit, Sami Thaçi, i cili vdiq mbrëmë gjatë një operacioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
Në varrimin e policit, të cilin presidenti Thaçi e shpalli “Hero të Kosovës”, po marrin pjesë qytetarë, personalitete nga politika, deputetë e pjesëtarë të policisë.
Sigurisht dhimbjen më të madhe po e ndjejnë familjarët e të ndjerit, derisa kjo dhimbje shihet në fytyrën e babait të tij.

Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit heroit të Kosovës, u panë edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi e ai i LDK-së Anton Quni i shoqëruar nga bashkëshortja.


Kujtojmë, që në këtë aksion, mbetën të lënduar edhe dy policë të tjerë./Indeksonline



