12:52 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

I thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit në Prishtinë

Xhami i pasëm i një veture të tipit Golf 6 është thyer sot në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Vetura në fjalë i përket pikërisht vajzës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në lagjen “Dardania” në Prishtinë është dëmtuar një veturë e tipit “Golf 6″”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se tashmë në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e nevojshme policore të cilët po merren me rastin./Indeksonline/