75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

I transferuari te Manchester Unitedi, Yoro shihet me paterica – u lëndua në miqësore

Futbollisti i Manchester Unitedit, Leny Yoro është parë me paterica duke shkuar në stërvitjen e klubit.

Yoro pësoi një lëndim gjatë miqësores para-sezonale ndaj Arsenalit të shtunën, shkruan Indeksonline

18-vjeçari u paraqit me paterica dhe ende nuk dihet se sa është shkalla e tij e lëndimit, por ka shumë frikë nga tifozët se mund të mungoj gjatë.

Yoro u transferua te “Djajtë e Kuq” gjatë afatit kalimtar të verës për më shumë se 60 milionë euro./Indeksonline/