22:00 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

I treti i vërteti! Heidi Klum flet për martesën me Tom Kaulitz

Shprehja “i treti i vërteta” vlen për Heidi Klum. Modelja ka deklaruar se bashkëshorti i saj i tretë, Tom Kaulitz qëlloi i duhuri.

Klum u martua fshehurazi me kitaristin 31-vjeçar të “Tokio Hotel” në vitin 2019 dhe martesa e tyre po ecën më mirë se kurrë, edhe dy vite më pas.

Supermoldeja u shpreh se të dy janë ende në fazën e të sapomartuarve.

“Dua të them, e gjeta shpirtin tim binjak, më në fund, jam shumë romantike dhe bëj shumë gjëra të çuditshme, si të lë shënime kudo dhe të bëj shumë gjëra për të dhe është bukur kur e merr mbrapsht këtë kujdes nga partneri yt”- tha ajo.

Klum ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera.

47-vjeçarja ishte e martuar me këngëtarin Seal nga viti 2005 deri në 2014 dhe me stilistin e famshëm Ric Pipino nga 1997 në 2002.

“Do të mbush së shpejti 48-vjeç dhe është martesa e tretë, hera e tretë është magjepsëse,”- u shpreh Heidi Klum, duke iu referuar martesës aktuale.