75 Mall Live Search
18:40 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Gj. Sh

I treti muaji radhazi që një futbollistë i Barcelonës fiton çmimin e lojtarit më të mirë të muajit

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në La Liga.

Sulmuesi polak pati paraiqtje të mirë me Barcelonën gjatë muajit tetor, duke shënuar 7 gola në 3 ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Dy prej tyre Lewandowski i shënoi në ”El Clasicon” ndaj Real Madridit.

Ky është muaji i tretë që një futbollistë i Barcelonës fiton çmimin e lojtarit të muajit në La Liga, pas Raphinhas në gusht dhe Lamine Yamal në shtator./IndeksOnline/