75 Mall Live Search
10:29 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / A. M.

“I turpshëm inaugurimi i Parkingut nëntoksor në Prishtinë, pa rikthimin e shtatores së Fehmi Aganit”, thotë Lulzim Peci

Diplomati kosovar, Lulzim Peci ka kritikuar parkingun nëntokësor në Prishtinë. Sipas tij, është e turpshme që në atë vend nuk është rikthyer shtatorja e Fehmi Aganit.

“Është turp i madh inaugurimi i parkingut tek kompleksi universitar pa e rikthyer fillimisht shtatoren e Prof. Fehmi Aganit ne vendin ku ka qendruar me pare! Nuk kam fjale qe ta shpreh pezmin tim per kete akt te turpshëm”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë, tashmë janë duke u parë defektet e saj.

Në pamje e publikuara nga brenda parkingut shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë.

Ky parking e ka çmimin më të lartë në rajon për një orë qëndrimi. Krahasuar me Tiranën që tre orë parkim i ka 1 euro e 70 centë e po ashtu edhe me Shkupin që po ashtu një orë parkim i ka rreth 80 centë. /Indeksonline/