75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L K

I ulur në fund të autobusit, lotët e Modriqit për fundin me Realin janë prekës

I ulur në fund të autobusit, me telefon në duar, Luka Modriq, nuk po mund të mbante lotët në ditët e fundit si futbollist i Real Madridit.

Pranë tij ishte ulur Lucas Vázquez, një tjetër lojtar në derën e daljes së klubit. Kur spanjolli e vuri re Lukën, duke qarë, e përqafoi dhe u përpoq ta ngushëllonte me një buzëqeshje.

Pas ndeshjes, mesfushori kroat mbajti një fjalim në të cilin falënderoi të gjithë në klub, veçanërisht tifozët që e kanë mbështetur atë për të gjitha 13 vjetët që kur ai erdhi nga Tottenham./Indeksonline/