75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

‘I uroj fat Harry-t, do i duhet’: Trump ka antipati ndaj Meghan Markle

Ju kujtohet pak ditë më parë, kur përmendëm se si Meghan nuk është një mbështetëse e Trump? Epo, mesa duket, ndjenja qenka reciproke.

Edhe Trump ka folur pak për Meghan në një konferencë për shtyp dhe duket se presidenti nuk ka ndonjë simpati të madhe për të.

“Nuk jam ndonjë fans i madh i saj. I uroj shumë fat Harry-t, sepse do i duhet”, u shpreh Donald Trump, kur u pyet për Markle.

Komentet e Z.Trump erdhën direkt pasi çifti nxiti amerikanët të “refuzojnë gjuhën e urrejtjes” dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ndërsa i afrohemi këtij nëntori, është me rëndësi jetike që të refuzojmë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet”, u shpreh Harry.

Ai gjithashtu paralajmëroi njerëzit që të jenë të kujdesshëm për “atë që konsumojnë në internet”.

“Kur e keqja është më e madhe se e mira, për shumë, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, ajo e gërryen aftësinë tonë për të pasur dhembshuri dhe aftësinë tonë për ta vendosur veten në vend të dikujt tjetër,” tha ai.

 “Kur një person bie në negativitetin e internetit, efektet ndihen në mënyrë eksponenciale. Është koha jo vetëm të reflektojmë, por edhe të veprojmë.”

Ndërkohë Meghan, e cila ka shprehur mungesën e simpatisë për presidentin aktual, por gjithashtu ka mbështetur publikisht, rivalin e tij për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, i ftoi të gjithë të votojnë.