75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

I ushtrojë dhunë psikike vajzës së tij, arrestohet babai në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike duke e kanosur vajzën e tij në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike duke e kanosur vajzën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Indeksonline/