14:36 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

“I vdekuri me të vdekurin, i gjalli me t’gjallin”, qytetari voton në ditën kur i vdiq gruaja në QKUK

Zgjedhjet lokale në Podujevë kanë regjistruar sot një rast të rrallë.

Një qytetar ka kryer obligimin e votimit në ditën kur i vdiq gruaja në QKUK.

“Gruaja më vdiq sot, unë kam ardhur të votojë sot të bëjmë ndryshimin, një fjalë thotë ‘i vdekuri me të vdekurin, i gjalli me t’gjallin” ka thënë Sylejman Bllaca nga Podujeva./Indeksonline/