15:42 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

I vdekuri nxirret me vinç nga shtëpia, komshinjtë çuditen nga pamjet

Banorët e lagjes Baristepe të Iskenderunit në Turqi janë përballur me pamje të pabesueshme teksa panë se si trupi i pajetë i komshiut të tyre u nxorr me vinç nga shtëpia.

55 vjeçari Ahmet Altindag kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh, por askush nuk ishte vënë në dijeni pasi ai jetonte vetëm, shkruan abcnews.al.

Siç raportojnë mediat turke, pasi era e keqe përfshiu lagjen, banorët njoftuan policinë dhe zjarrfikësit, të cilët erdhën dhe e nxorrën trupin e tij me vinç për shkak të peshës së madhe të tij.

55 vjeçari peshonte 140 kilogram dhe ishte e pamundur që të nxirrej nga shtëpia në forma të tjera.