23:34 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

I vdes i fejuari dy javë para dasmës, zhduket 35 vjeçarja

Një nënë 35 vjeçare është zhdukur pasi që i fejuari i saj ka vdekur dy javë para martesës së tyre.

Helen O’Brien për herë të fundit është parë në vendlindjen e saj me 25 shtator, në Warrington, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

I fejuari i Helen, Kevin Reilly ka vdekur në gusht të vitit që shkoj, vetëm dy javë para martesës së tyre.

Helen po ashtu kishte përjetuar edhe vdekjen e babait dhe motrës në një aksident trafiku.

Miqtë e Helen thonë se ajo ka humbur të gjithë ata me të cilët kishte raporte të afërta./Indeksonline/