75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

I vdes nëna reperes së njohur amerikane

Ka ndërruar jetë nëna e reperes së njohur, Trina.

Nëna e yllit të hitit “Love & Hip Hop’”vdiç të martën në moshën 62- vjeçare pasi humbi betejën me kancerin, transmeton Indeksonline.

Miqtë e afërm të këngëtares kanë treguar se nëna e saj ka pasur ndikim të madh te Trina, duke e ndihmuar atë të bëhej femra e suksesshme që është sot.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët dhe ngushëllimet tuaja për nënën e Trinës. Me të vërtetë i jep familjes paqe dhe ngushëllim, duke e ditur që Nessa jetoi një jetë kaq të mirë, të mbushur me dashuri dhe përkrahje. Ekipi i Trinas kërkon intimitet derisa familja mban zi”, shkruhet në njoftimin e ekipt të reperes.

Trina ia kushtoi nënës së saj këngën “Mama (The One)” në vitin 2017./Indeksonline/