08:07 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

I vdiq e dashura si pasojë e tërmetit: Djali i Edi Ramës flet publikisht

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama u pyet në “Porta e Porta” të Bruno Vespës për Kristi Reçin, e cila ndërroi jetë nën rrënjat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe ai e pranoi për herë të parë se ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.

Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

Vetë Gregu shprehu ngushëllimet e tij në Instagram pas tërmetit, duke treguar se kishte humbur një të afërmen e tij pas tërmetit. Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje në anglisht të Van Gogut, që tregon trazirat në zemrën e një burri.