I vë flakën orendive, largohet nga banesa
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në qytetin e Fushë Kosovës një person dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/

