10:36 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I vë zjarrin banesës, lëndohen disa persona

Dje në Prishtinë është arrestuar një femër, pasi që e njëjta dyshohet se ia kishte vënë zjarrin banesës.

Si pasojë e zjarrit, lëndime kanë pësuar disa persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa brendësia e banesës është djegur në tërësi dhe një kat më poshtë ka pësuar dëme materiale.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Indeksonline/