75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

I vë zjarrin dhomës ku po qëndronte

Një person i ka vënë zjarrin dhomës ku po qëndronte vet. Kështu ka bërë të ditur policia e rajonit të Prishtinës.

Njësiti i zjarrfikësve e kishte lokalizuar zjarrin, kurse personi ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë, 29.01.2018-15:35. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i ka vënë zjarrin dhomës ku ka qenë duke qëndruar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia./Indeksonline/