75 Mall Live Search
15:26 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

I vendosin gypat dhe nuk i lidhin në sistem, banorët e një fshati nga Podujeva mbesin pa ujë të pijshëm

Në Komunën e Podujevës, në fshatin Sallabajë, banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm qe disa ditë.

Një kompani private nga Komuna e Drenasit kishte fituar projektin për vendosjen e gypave të ri të ujësjellësit rajonal Prishtina 2020\2021. 

Me sa shohim nga fotot e dërguar nga banorët e atij fshati në redaksinë e IndeksOnline, kompania e kontraktuar nuk e ka kryer punën si duhet.

Kompania kishte vendosur gypat e rinj, duke mos i lidhur ata në sistemin e ujësjellësit.

Si pasojë e kësaj shumë shtëpi janë përballur me problemin e mungesës së ujit të pijshëm./indeksOnline/