75 Mall Live Search
12:42 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / MSH

I veshur me antiplumb, kryeministri portugez mbërrin në Ukrainë

Kryeministri i Portugalisë António Costa mbërriti në Kiev mëngjesin e sotëm.

Vizita e tij vjen pas ftesës së homologut të tij ukrainas.

“Me emocion dhe respekt vij këtu, në shenjë solidariteti me këtë vend dhe këtë popull, përballë agresionit barbar rus” tha Costa.

Në një foto të publikuar ai shfaqet duke ecur në rrugët e Irpin, ndërsa mban të veshur një antiplumb.