18:57 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

I vetëm në shtëpi/ Zjarr në banesë, humb jetën 89-vjeçari shqiptar

Digjet në banesën e tij 89-vjeçari në fshatin Podë të Kolonjës.

Sipas asaj që mëson Ora News, viktima është shtetasi Vangjel Rusta.

Banesa ku jetonte i moshuari shumë e vjetër, ndërsa ende nuk dihet shkaku.

Dyshimet e para janë për ndonjë shkëndijë elektrike ose nga zjarri që ai ka përdorur për tu ngrohur.

Njoftimi i Policisë Kolonjë:

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit