I vetëm si 13-vjeçar mes 400 kufomave, Elbasani rrëfen për tmerrin e masakrës së Verbocit (VIDEO)
Elbasan Bunjaku, që gjatë luftës në Kosovë ishte vetëm 13 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën e tij tronditëse gjatë masakrës së Verbovcit, ku qindra civilë u vranë.
Rrëfimin e parë, ai e bëri sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Bunjaku tregon se familja e tij ishte nisur drejt Verbovcit duke menduar se zona ishte më e sigurt, por situata ndryshoi brenda një nate.
“Ne ishim në Drenas, duke u larguar nga forcat serbe. Na thanë se Verboci ishte zonë pak më e lirë dhe shkuam aty me familje. Qëndruam një deri dy ditë. Të nesërmen në mëngjes forcat serbe hynë në fshat”, rrëfei ai.
Ai përshkruan momentet e frikës, kur banorët u gjetën të rrethuar dhe nuk kishin nga të largoheshin.
“Na kanë zënë në mes të arës dhe s’kemi pasur ku me shku. Pas të shtënave, shumë njerëz ranë në tokë. Unë shpëtova vetëm sepse mbeta i palëvizur, sikur i vdekur”, tha Bunjaku.

