10:12 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I vetëquajturi menaxheri i Ujmanit gënjen në mediat ruse, thotë se janë gati për më të keqen

I vetëquajturi menaxher i Ujmanit, Marko Vuloviç ka gënjyer para mediave ruse në një intervistë duke thënë se shqiptarët po shikojnë me dhunë që ta marrin Ujmanin.

Poashtu ai ka shtuar që janë përgatitur për më të keqen, transmeton Indeksonline.

Vuloviç paralajmëroi në intervistën e tij në ‘Sputnik’ se një konflikt mbi Ujmanin do të kishte pasoja të paimagjinueshme.

“Ne nuk mendojmë që është e pamundur që Ujmani të merret me forcë por do të kishte pasoja të pallogaritshme për të dy palët. Ne nuk jemi të sigurt që shqiptarët nuk e mendojnë një skenar të tillë” tha Vuloviç.

Ai shtoi se menaxhmenti i Ujmanit është në kontakt të përditshëm me Serbinë për të marrë vendime parandaluese për një ide të tillë të çmendur.

“Sigurisht që ne jemi përgatitur për skenarin më të keq edhe pse sinqerisht shpresoj se kjo nuk do të ndodhë dhe se do të zgjidhet normalisht përmes negociatave” u shprehë i vetëquajturi menaxher.

Në fund të deklaratës ai vazhdoi me gënjeshtra duke thënë se pronësia e Ujmanit i takon Serbisë dhe  është e pakontestueshme./Indeksonline/