“I vetmi joprofesional në fushë ishte gjyqtari”, Luciano Spalletti e gjen fajtorin për barazimin ndaj Lazio-s
Skuadra e Juventusit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Lazios, e cila u mbyll me shifrat 2:2.
Trajneri italian, Luciano Spalletti pas ndeshjes u shpreh se fajin kryesor për këtë barazim e ka gjyqtari, shkruan Indeksonline
Spalletti e ka fajësuar gjyqtarin e ndeshjes, duke e cilësuar si joprofesional..
“Ne ishim 23 lojtarë në fushë dhe i vetmi joprofesional aty ishte gjyqtari. Një ndryshim i duhet gjyqtarëve, për ta rregulluar këtë sistem”, u shpreh Spalletti
Kujtojmë se Juve ishte duke humbur 0:2, por më pas e barazoi ndeshjen në minutat e fundit./Indeksonline/

