21:33 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

“I vetmi mashkull që nuk do të lëndojë”, dedikimi emocional i Mozzik për Hanën

Mozzik ka një lidhje të veçantë me të bijën e vetme, Hanën e cila erdhi si rezultat i marrëdhënies së tij me reperen, Loredana.

Ndonëse vogëlushja Hana qëndron në Zvicër me të ëmën, Mozzik e viziton herë pas here për të kaluar kohë me të.

Ndërsa edhe dedikimet për Hanën nuk mungojnë nga Mozzik, të cilat shpesh herë janë emocionale e ku reperi tregon rëndësinë që ajo ka në jetën e tij.

Kështu veproj edhe në një InstaStory përmes të cilës thotë se vajza e duan babin e tyre më së shumti dhe arsyeja është sepse janë të vetmit që nuk do ta lëndojnë asnjëherë.

“Arsyeja përse vajzat e duan babanë e tyre më së shumti është… që së paku është një mashkull në botë, i cili nuk do ta lëndojë kurrë atë…”, shkruan Mozzik në postimin dedikuar të bijës.

Ndërkohë rikujtojmë që vetëm pak javë më parë Mozzik publikoj këngën në gjuhën gjermane “Lass mal”./Indeksonline/