75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

I vidhën telefonat në spital, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në Indeksonline se persona të panjohur ia kanë vjedhur prindit të tij dy telefona celular gjatë qëndrimit në spitalin e mushkërive në QKUK.

Ai thotë se përveç prindit të tij sot edhe një pacienti tjetër i ishte vjedhur telefoni.

Rasti është lajmëruar në stacionin policor jugu në Prishtinë ndërsa policia po heton rastin.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve./Indeksonline/