I vidhet vetura në oborr të shtëpisë, një qytetari nga Landovica

Ditën e djeshme një person ka raportuar se persona të panjohur (gjatë natës) ia kanë vjedhur veturën me targa vendi, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë dhe është cilësuar si ‘’vjedhje e veturës’’./Indeksonline/