11:10 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

I vidhet vetura në parking, Policia kap hajnin në aksion që kishte 8 thika me vete

Një person ka njoftuar dje Policinë se i është vjedhur vetura në një parking në Prishtinë.

Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar.

Tek i dyshuari janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.

Pas ekzaminimit, vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera./Indeksonline/