I vidhet vetura një femre në Prishtinë

Një femër ka raportuar të dielën në polici se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendi.
Sipas saj, rasti i vjedhjes ka ndodhur midis 12 dhe 13 dhjetorit, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/