I vihet flaka makinës së policit shqiptar
Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në lagjen “Pavarësia”.
Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës.
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.