08:42 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I vihet flaka statujës së Ibrahimovicit në Suedi

Tifozët e Malmos janë zemëruar jashtëzakonisht shumë me Zlatan Ibrahimovic.

Ish-kapiteni i Suedisë vendosi të investoj te skuadra e Hammarby, rivalët e Malmos në Suedi.

Kjo i ka revoltuar tifozët të cilët janë mbledhur para statujës së tij, e vendosur para stadiumit ku ka filluar karrierën.

Ata madje i kanë vënë flakën statujës të futbollistit më të mirë suedez në histori.

Ibrahimoviç këmbënguli se vendimi nuk kishte asnjë lidhje me ish-klubin e tij dhe vlerësoi Hammarbyn si një klub me shumë potencial.

38 vjeçari ka blerë një pjesë të madhe të aksioneve të skuadrës që bën gara në kategorinë më të lartë të futbollit suedez, ku përfunduan kampionatin në vendin e tretë. /IndeksOnline/