10:03 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

I vihet flaka veturës luksoze “Bentley”

Një “Bentley” u përfshi nga zjarri të shtunën mbrëma. Policia supozon se zjarrëvënia ishte e qëllimshme.

Ngjarja ndodhi në një parkim në Menziken, por edhe pse zjarri u shua shpejt vetura pësoi dëme të mëdha.

Për fat të mirë sipas policisë së Aaragau-s, askush nuk  u lëndua, transmeton Indeksonline.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve për të nisur hetimet lidhur me zjarrëvënien në këtë veturë luksoze./Indeksonline/