I vihet gur themeli shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, merr pjesë Kurti

Gjatë ditës së sotme në fshatin Bradash të Podujevës do t’i vihet gur themeli shkollës ”Nuhi Gashi”.
Në këtë ceremoni sipas njoftimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu në një njoftim tjetër nga MASHTI-i është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber marrin pjesë në ceremoninë e certifikimit të nxënësve të shkollës së mesme profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë./Indeksonline/