13:14 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

I vihet zjarr mbeturinave te ish Dogana, merr flakë edhe dyqani

Një zjarr që i është vënë disa mbeturinave në rrugë ka dalë nga kontrolli ku flakët kanë përfshirë edhe një dyqan ngjitur. Fillimisht janë djegur disa mbeturina në afërsi të ish-Doganës në Tiranë, por më pas flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të një dyqani.

Përreth është ngritur një re tymi, ndërsa shtëllunga të mëdha dolën nga dera e biznesit të përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa është fikur nga zjarrfikësja.