08:56 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

I vjedh 55 mijë euro mall nga një depo në Pejë, policia e arreston

Policia e Pejës ka njoftuar se dje ka arritur ta arrestonte një person, i cili dyshohet të kishte kryer veprën “vjedhje e rëndë”, në depon “DENJIZI”, duke vjedhur kështu një sasi malli në vlerë prej pesëdhejtë e pesë mijë euro (55000).

Njoftimi i plotë:

     Në Stacionin policor Pejë, më 21.09. 2020 , është paraqitur një rast  “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë,  i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej pesëdhjetë e pesë mijë  (5.5000)  euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

     Pas një pune intensive  nga  hetuesit  rajonalë  është identifikuar dhe  arrestuar  i dyshuari  M. S. B. lindur   1992.

     Me vendim të Prokurorit Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orëve.