10:33 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

I vjedh bizhuteri dhe portofolin pasi tenton ta dhunojë

Gjatë mëngjesit të së hënës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan për vjedhje dhe tentim dhunimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ngacmuar seksualisht viktimën femër si dhe i ka vjedhur një sasi të bizhuterive dhe portofolin me 35€ para”, thuhet në komunikatën e PK-së dërguar për media.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./AktivPress