I vjedhin çantën me 1400 euro dhe tre pasaporta brenda
Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur një çantë në veturën e tij.
Sipas ankuesit, në çantë ishin 1400 euro dhe tre pasaporta.
Policia thotë se po e heton rastin që ka ndodhur në Gjilan.