I vjedhin veturën dhe dy gjedhe në Bërnicë të Ultë të Prishtinës

Një person ka raportuar se në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur kishte dalë në oborrin e tij, kishte parë se i mungonte vetura dhe dy gjedhe.
Policia bën të ditur se është gjetur vetura e braktisur dhe pas ekzaminimit që i është bërë është vërejtur se i ishte vjedhur vetëm kasetofoni.